Vetëm gjatë periudhës 6 mujore gusht 2015 deri në janar 2016 shoqëria ARMO ka krijuar një borxh për pagat e punëtorëve prej 5.7 milion eurove.
Sipas një raporti të ministrisë së Energjisë, në këtë periudhë në borderotë e rafinerisë së Ballshit dhe të Fierit numëroheshin 1,170 punëtorë, kontrata e punës së të cilëve ishte lidhur me kompaninë ARMO, e cila kishte dhënë me qira te firma TPD uzinën e Fierit dhe te Deveron Oil rafinerinë Ballshit.
?Një kontratë është për qiradhënien e gjithë aktivitetit dhe aseteve në pronësi të ARMO sh.a. bashkë me fuqinë punëtore në këmbim të një pagese prej 75 USD/ton naftë e përpunuar. ARMO sh.a. ka detyrim pagesën e pagave, energjisë, ujit dhe tatimet e lidhura me pronën që ajo zotëron?, shkruhet në raportin e MIE
Një pjesë e mirë e punëtorëve nuk kanë marrë ende pagat e kësaj periudhë, janë 505 vendime gjykatash për ekzekutimin e këtij fondi.
Punëtorët po ashtu pretendojnë edhe pagat e papaguara nga kompania IRTC Oil që ka patur deri në fund të vitit 2017 menaxhimin e rafinerisë së Ballshit, nuk ka paguar 5 muaj paga, ndërsa braktisi rafinerinë duke lënë një mal me borxhe si te punëtorët dhe 25 milion dollarë në tatime dhe taksa.
Por cila duhet të jetë zgjidhja për problemin e pagave të punëtorëve? A duhet të mbajë përgjegjësi shteti?
Në bazë të Kodit të Punës dhe atij të Procedurës Civile, kompensimin për pagat e vitit 2015-2016 duhet ta bëjë shoqëria ARMO, e cila ka patur kontratat e punës me naftëtarët dhe për vitin 2017 kompnesimin duhet ta bëjë IRTC Oil, e cila kishte lidhru kontrata provizore me punëtorët.
Gjatë shitjes në ankand të aseteve të ARMO-s në vitin 2017 të uzinës së Ballshit një banke të nivelit të dytë dhe në 2018-n rafinerisë së Fierit për llogari të Albpetrol, ARMO ekziston si emër në letra, por pa patur asete në administrim të cilat mund të bllokohen dhe ekzekutohen.
Tv Klan
Vetëm gjatë periudhës 6 mujore gusht 2015 deri në janar 2016 shoqëria ARMO ka krijuar një borxh për pagat e punëtorëve prej 5.7 milion eurove.
Sipas një raporti të ministrisë së Energjisë, në këtë periudhë në borderotë e rafinerisë së Ballshit dhe të Fierit numëroheshin 1,170 punëtorë, kontrata e punës së të cilëve ishte lidhur me kompaninë ARMO, e cila kishte dhënë me qira te firma TPD uzinën e Fierit dhe te Deveron Oil rafinerinë Ballshit.
?Një kontratë është për qiradhënien e gjithë aktivitetit dhe aseteve në pronësi të ARMO sh.a. bashkë me fuqinë punëtore në këmbim të një pagese prej 75 USD/ton naftë e përpunuar. ARMO sh.a. ka detyrim pagesën e pagave, energjisë, ujit dhe tatimet e lidhura me pronën që ajo zotëron?, shkruhet në raportin e MIE
Një pjesë e mirë e punëtorëve nuk kanë marrë ende pagat e kësaj periudhë, janë 505 vendime gjykatash për ekzekutimin e këtij fondi.
Punëtorët po ashtu pretendojnë edhe pagat e papaguara nga kompania IRTC Oil që ka patur deri në fund të vitit 2017 menaxhimin e rafinerisë së Ballshit, nuk ka paguar 5 muaj paga, ndërsa braktisi rafinerinë duke lënë një mal me borxhe s...